Rezultatet e djeshme të Shqipërisë dhe Kosovës në kuadër të ndeshjeve për “Rusia 2018” duket se kanë lumturuar më së shumti serbët.
Mediat serbe kanë nisur menjëherë me tituj provokativë ndaj humbjes së Shqipërisë në përballje me Italinë dhe të Kosovës në përballje me Islandën.
“Kurir” ka shkruar se “Islanda fitoi ndaj të ashtuquajturës Kosovë”, ndërsa për Shqipërinë është shprehur: “Shqiptarët ranë në Itali”. Nuk ka muunguar titujt e “Blic”: “Islanda fitoi ndaj Kosovës”, “Gëzohen italianët”.
“Kurir” ka shkruar edhe për hedhjen e fishekzjarreve duke u shprehur: “Huliganët shqiptarë krijojnë kaos”. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post