Deputeti politik i Qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri, në një takim që zhvilloi me një përfaqësi biznesesh, në shoqërinë e kryebashkiakut Dritan Leli, bëri me dije planin e qeverisë për projektin “Lungomare”.
Ai u shpreh se 4-vjeçarin e ardhshëm shëtitorja do të vazhdojë të zgjatet deri në Pyllin e Sodes, për t’u shndërruar në një vepër unike. Ai u ndal edhe në angazhimin e qeverisë për të bërë investime në Portin e Vlorës.
“Kjo nuk është e vetmja, ju e dini se plani i shëtitores katër vjeçarin tjetër është të shtrihet deri tek Pylli i Sodës dhe kjo e bën akoma më unike. Një qytet që në gjithë vijën bregdetare ka një shëtitore është një vlerë jashtëzakonisht e madhe për qytetin.
Ju e dini se Vlora ka filluar të hyjë në hartën e kroçerave. Angazhim yni mbetet që katër vjeçarin e ardhshëm të bëjmë investime në Portin e Vlorës që ai të jetë i përshtatshëm për akomodimin e kroçerave. Do të ketë një fluks të kroçerave nga Europa edhe për shkak të orientimeve që kanë ato vende”, theksoi Gjiknuri.
(XH.A/SHUPLAKA)