Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për akuzën e përdhunimit është arrestuar nga Policia e Lushnjës.
Lajmi u bë me dije sot (5 qershor) nga Drejtoria e Policisë së Fierit.
Aksioni është kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, kurse i arrestuari është Marius Çela, banues në fshatin Barbullinjë.
Ngjarja ka ndodhur para disa muajsh, kurse vetë e dëmtuara ka denoncuar në Komisariat abuzimin seksual.
“Shërbimet ndaluan shtetasin M. Ç., 36 vjeç, banues në Barbullinjë, Lushnjë, pasi nga hetimet dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 24 vjeçe, para disa muajsh”, bëri me dije policia vendore.
Aktualisht hetimet mbeten aktive, pasi do mblidhen dëshmitë dhe provat, që do çojnë në zbardhjen e plotë të saj nga ana e Prokurorisë vendore.