Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbëmjen e kaluar në spitalin e Lushnjes, ku një 6-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Sipas informacioneve, i mituri ishte mjekuar prej disa ditësh, pasi ishte duke kaluar një virozë. Për të miturin kujdesenin gjyshërit e tij pasi jetonte me ta.
Shëndeti i tij është përkeqësuar dhe është dërguar nga Divjaka ku jetonte, në gjendje të rëndë në pediatri në spitalin e Lushnjes. Pasi janë bërë analizat dhe mjekimet përkatëse, duke vlerësuar gjendjen e rëndë janë marrë masa për të nisur në Tiranë.
Sapo është hipur në ambulancë, i mituri ka pësuar arrest kardiako-respirator. Fëmija ka mbërritur në spitalin e Lushnjes në orën 14.30 dhe ka ndërruar jetë rreth orës 19:00. Sipas drejtuesve të spitalit të Lushnjes, Ministria e Shëndetësisë do të mbajë një deklaratë lidhur me rastin e rëndë.