Në banesën e të dënuarit Arjan Aliço, në Lushnjë kanë qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në lagjën “Skënder Libohova”, rreth orës 02:15, në Lushnjë.
Fax News raporton se nuk ka të lënduar nga të shtënat por vetëm dëme të vogla në murin rrethues të banesës. Në shtëpi ndodhej vetëm e ëma e Aliços.
NJOFTIMI I POLICISË
Lushnje, në datën 30.01.2018, rreth orës 02:15, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnje, në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetases A.A, 51 vjeçe është qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla në murin rrethues të banesës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(F.M/Faxweb)