Edhe në Bashkinë e Lushnjës është zbatuar kërkesa e Kryeministrit Edi Rama për dorëheqje në funksion të ristrukturimit të administratës vendore.
Ky zhvillim vjen si pjesë e një nisme më të gjerë për të sjellë frymë të re në drejtimin vendor dhe për të rritur efektivitetin e administratës publike në nivel lokal sipas porosive të kreut të qeverisë.