Erjon Sulohoxhaj 35 vjeç, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar me videon ku i lutej Almës së tij të kthehej, është vënë në prangat e policisë së Fierit.
Shkak është bërë dhuna që ai ka ushtruar sërish ndaj Almës, pavarësisht premtimeve të bëra pareshtur.
Mësohet se 35-vjeçari është arrestuar pasi ka dhunuar barbarisht në gjendje të dehur shtetasen Alma N. 39 vjeçe.
I dënuar edhe më parë për vjedhje, ai u bë i njohur me videot ku i përgjerohej Almës ta falte, lutje që ajo i pranoi dhe u kthye tek ai në Nëntor.
Discussion about this post