Deputetët e PD-së në Komisionin e Ligjeve kanë braktisur punimet pas akuzave në lidhje me fshehjen nga ana e Policisë së Elbasanit.
Eduard Halimi duke iu drejtuar deputetit të PS-së Basgkim Fino, tha se në asnjë vend nuk ndodh që qeveria të bëhet palë me krimin duke fshehur ngjarjet që ndodhin.
“Policia e Shtetit në vend që të bënte publike ngjarjen që ka ndodhur në datën 1 ka fshehur dhe faktin që ishin në ndjekje të tij. Nuk u bë publike asnjë deklaratë, vetëm pas denoncimit të opozitës Policia u detyrua për të bërë publike ngjarjen. (ndërhyn Bashkim Fino)
Më thuaj Bashkim, në cilin vend ndodh që Policia të fshehë për tre ditë ngjarjen, ku Policia nuk tregon se në makinën e personit që ndiqte u gjetën 3 patenta të ish-ministrit të Brendshëm?! Kjo ndodh në një vend ku qeveria është bërë njësh me krimin”, u shpreh Halimi.
Pas kësaj fjale të shkurtër deputetët e PD-së lanë sallën, ndërsa ajo që bëri përshtypje është se në Komision qëndruan deputetët e LSI-së. (E.K/FAXWEB)