Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se vendet evropiane duhet të forcojnë qëndrimin kolektiv kundër Izraelit nëse ky i fundit nuk i përgjigjet në mënyrë të përshtatshme situatës humanitare në Gaza.
Macron u shpreh se me presionin ndërkombëtar në rritje mbi Izraelin për shkak të thellimit të krizës së urisë në Gaza, veprimi është i nevojshëm “brenda orëve dhe ditëve të ardhshme”. Ai gjithashtu pohoi se njohja e një shteti palestinez nuk ishte vetëm një detyrim moral, por edhe një domosdoshmëri politike.
“Nëse nuk do të kishte përgjigje në përputhje me situatën humanitare në Gaza “në orët dhe ditët në vijim … do të na duhet të forcojmë qëndrimin tonë kolektiv”, tha Macron gjatë një vizite në Singapor.
“Ky është një përgjigje vendimtare ndaj organizatave terroriste që po përpiqen të dëmtojnë dhe dobësojnë kontrollin tonë mbi këtë tokë – dhe është gjithashtu një mesazh i qartë për Macron dhe bashkëpunëtorët e tij: ata do ta njohin një shtet palestinez në letër, por ne do ta ndërtojmë shtetin hebre-izraelit këtu në tokë”, deklaroi Katz.