Vizitën e tij në Vatikan për funeralin e Papës, presidenti francez Emmanuel Macron, duket e ka shfrytëzuar për të zhvilluar edhe disa takime me kardinale që në 7 maj nisin konklavën, apo procesin e zgjedhjes së liderit të ri të Kishës Katolike.
Shtypi italian e ka quajtur këtë një formë “ndërhyrjeje të Mbretit Diell modern”, pasi lideri francez zhvilloi një takim në ambasadën franceze në Romë me katër bashkëkombës që do të marrin pjesë në konklavë: kryepeshkopin e Marseille, Jean-Marc Aveline, ipeshkvin e Ajaccio-s, François Bustillo, apostolin në SHBA, Christophe Pierre dhe kryepeshkopin emeritus të Lyonit, Philippe Barbarin.
Kaq u desh që mediat vendase të shtronin pyetjen nëse lideri i Francës po organizon një “parakonklavë” të tijën, me qëllimin për të “shtyrë përpara” kandidatin e tij të preferuar — dhe nëse është e mundur, një francez. Franca nuk ka pasur më asnjë Papë që nga shekulli i XIV-të.