03:32 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Macron merr vendimin drastik, ç’do ndodhë me fëmijët në shkolla

08:11 | 10/01/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Macron merr vendimin drastik, ç’do ndodhë me fëmijët në shkolla

Një nismë vërtet e rrallë është marë nga ana e shtetit francez.

Ministri i Francës për Edukimin, Jean-Michel Blanquer lajmëroi se duke filluar që nga viti i ardhshëm shkollor, të gjithë nxënësit e moshave 6 deri në 15 vjeç do të ndalohen të marrin me vete telefonat e tyre gjatë gjithë proçesit mësimor në klasë.

Kjo është hera e parë që një shtet ndalon marrjen e telefonave në shkollë në shkallë kombëtare. Kjo reformë ishte një nga premtimet zgjedhore të presidentit Emmanuele Macron.

Edhe më parë, në vitin 2010 nxënësve u ndalua përdorimi i telefonave në klasë, por siç thonë mësuesit ky rregull nuk kishte ndikim real.

Pse? Sepse nëse fëmijët do të kenë akses në telefonat e tyre, në një moment të caktuar do të përfundojnë duke i përdorur.

Por kjo reformë e re merr masa ekstreme duke mos i lejuar fëmijët t’i mbajnë me vete telefonat e tyre.

“Në ditët e sotme fëmijët nuk luajnë më në kohën e pushimit, por qëndrojnë gjatë gjithë kohës thjesht duke vëzhguar smartfonat e tyre. Dhe nga pikëpamja edukative ky është një problem thelbësor”, tha ministri në deklaratën e tij.

Sipas “The Telegraph”, në kuadër të zbatimit të këtij ligji, fëmijëve nuk do t’ju lejohet akses në telefonat e tyre gjatë orarit të shkollës, duke përfshirë këtu pushimin e drekës edhe pushimet ndërmjet orëve.

Ministri ju referua shumë studimeve që tregonin se përdorimi i telefonave ishte i rrezikshëm për fëmijët dhe tha gjithashtu se shkolla duhet të bëjë pjesën e saj për të ndaluar fëmijët të krijojnë varësi ndaj përdorimit të celularëve.

Duke pasur parasysh numrin e fëmijëve që kanë një telefon, mund të jetë e paksa e vështirë të ndalosh gjithë këta fëmijë që të marrin me vete telefonat në shkollë, e veçanërisht në rastet kur prindërit janë të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe mendojnë se telefoni është mënyra më e mirë për të kontaktuar me fëmijët në raste urgjencash.

Gjithsesi Z. Blanquer tha se është i gatshëm të bëjë tolerime në rastet kur provohet se telefoni është i nevojshëm për arsye edukative apo sigurie.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: emanuele macronMacronpresidenti francez
Pas

Roland Lami në ”Fax News”: Qeveria në ankth, ‘a do më dalë emri a jo mua’

Para

Një tjetër prezantuese braktis “Top Channel”, zbulohet se ku do shkojë

Para
Një tjetër prezantuese braktis “Top Channel”, zbulohet se ku do shkojë

Një tjetër prezantuese braktis "Top Channel", zbulohet se ku do shkojë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.