19:16 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Macron në telashe ligjore? Nisin hetimet për shërbimet e kompanive konsulente gjatë fushatave zgjedhore, dyshohet se…

22:08 | 24/11/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Macron në telashe ligjore? Nisin hetimet për shërbimet e kompanive konsulente gjatë fushatave zgjedhore, dyshohet se…

Presidenti francez Emmanuel Macron përballet me probleme të mundshme ligjore pasi prokurorët, më 24 nëntor, njoftuan se po hetonin shërbimet e kompanive konsulente gjatë fushatave zgjedhore kombëtare në vitin 2017 dhe 2022.

Edhe pse në njoftimin e prokurorit financiar nuk përmendet në mënyrë specifike fushata e Macronit, besohet se ekipi i tij zgjedhor është objektivi kryesor i dy hetimeve të veçanta, raporton Agjencia France Presse (AFP).

Prokuroria saktësoi se që nga tetori kanë nisur dy hetime për përdorimin e konsulentëve gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 dhe të vitit 2022.

Siç raporton AFP-ja, këto shërbime konsulence kanë qenë në qendër të vëmendjes që nga marsi i këtij viti pas një hetimi nga Senati francez, i cili arriti në përfundimin se shpenzimet publike për to u dyfishuan nga viti 2018 në vitin 2021, gjatë mandatit të parë të Macronit. Shuma e përgjithshme arriti në më shumë se 1 miliard euro (1.1 miliardë dollarë) vitin e kaluar, të cilën shifër e kanë cituar shpesh kundërshtarët e Macronit, gjatë fushatës së tij të prillit, raporton AFP.

Faqja e internetit hulumtuese e lajmeve Mediapart, raportoi se konsulentët nga firma amerikane McKinsey punuan falas në fushatën e Macron në vitin 2017.

Kabineti i presidentit francez njoftoi se “sistemi gjyqësor është i obliguar që këto hetime t’i kryejë në mënyrë plotësisht të pavarur”.
AFP-ja raporton se prokurorët do të hetojnë akuzat që kanë të bëjnë me llogaritjen e mundshme të rreme të fushatës zgjedhore dhe nënvlerësimin e kostove të fushatës, si dhe favorizimet e mundshme dhe komplotet në favorizim.

Franca ka rregulla rigoroze të financimit të fushatës, të cilat vendosin kufizime në atë që një kandidat mund të përdorë. Për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, çdo kandidat kishte maksimalisht 16.8 milionë euro për rundin e parë dhe 22.5 milionë euro për rundin e dytë./REL

Pas

Ktheu shtëpinë në laborator droge, kush është Viktor Çervanaku? Ish-kryetar komune dhe sot drejtor, mbështetës “i flaktë” i Ramës

Para

Brazili “përtyp” Serbinë, Richarlison jep verdiktin me dy gola

Para
Brazili “përtyp” Serbinë, Richarlison jep verdiktin me dy gola

Brazili "përtyp" Serbinë, Richarlison jep verdiktin me dy gola

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.