09:57 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Macron nuk e “mban fjalën” e dhënë, ska akoma një datë për Samitin

18:55 | 05/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Macron nuk e “mban fjalën” e dhënë, ska akoma një datë për Samitin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishte shprehur gatishmërinë e tij për t’u përfshirë në përpjekjet për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, nëse kryeministri Albin Kurti vendos ta heqë taksën 100 % ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Nga Brukseli e kanë vlerësuar pozitivisht hapin e parë për heqjen e taksës duke thënë se ofron mundësi për rifillimin e dialogut, por duket se ende s’është koha për një samit në Paris që Macron e kishte premtuar.

Macron në një letër që i kishte dërguar kryetarit të qeverisë kosovare kishte potencuar se është i gatshëm të organizojë një Samit në Paris për dialogun Kosovë-Serbi, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE’së, Josep Borell.

“Hapi i parë duhet të jetë rifillimi i dialogut, për të cilin jam i gatshëm të ndërmjetësoj, duke organizuar një samit në Paris, së shpejti, me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në bashkëpunim me kancelaren Merkel dhe përfaqësuesin e lartë të BE’së, Borrell. Rifillimi i dialogut nënkupton veprime nga të dyja palët: pezullimin e tarifës prej 100 për qind nga Kosova, dhe pezullimin e fushatës kundër njohjeve të Kosovës nga Serbia”,  kishte shkruar Macron në letrën e tij, të cilën Kurtit ia ka dorëzuar në Prishtinë, ambasadorja Marie Christine Butel

Megjithatë për momentin një gatishmëri e tillë e Macronit për një takim në Paris ku do të bëheshin bashkë Kosova dhe Serbia, mbetet vetëm në letër.

Sipas burimeve të Gazetës Express brenda pallatit presidencial Elysee, s’është planifikuar ende asgjë dhe s’ka kurrfarë date potenciale se kur mund të mbahet një takim i tillë. Ndërkohë është potencuar se s’pritet të ketë diçka në muajin mars apo prill.

“Planifikimet për Samitin e Parisit rreth dialogut Kosovë-Serbi s’kanë nisur akoma. Aktualisht s’kemi ndonjë plan për një samit të tillë në muajt pasues. S’ka një datë të definuar për një samit të tillë. Kështu që kemi një datë të papërcaktuar. Por nuk do të ketë diçka për tani, për mars apo për prill, nuk kemi”, kanë thënë ekskluzivisht për Gazetën.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vitit të kaluar, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kishin udhëhequr përpjekjet për rinisjen e negociatave Prishtinë-Beograd të cilat u bllokuan për shkak të vendimit për taksë.

Fillimisht dy liderët  kishin organizuar një Samit në Berlin më 29 prill, ndërkohë Samiti i Planifikuar që të mbahej në Paris më 1 korrik 2019 ishte anuluar për shkak të mos ndryshimit të pozicioneve. Kosova në krye me Haradinajn nuk pranonte ta hiqte taksën, ndërkohë Serbia në anën tjetër nuk kthehej në tryezën e negociatave pa u hequr tarifa ndaj mallrave të saj.

Dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli ka mbetur i bllokuar që nga nëntori i vitit 2018. Deri tani nga Brukseli s’është ndërmarrë asnjë lëvizje për të rikthyer në dialog Serbinë dhe Kosovën duke qenë se heqja e taksës vazhdon të zvarritet.

Në anën tjetër ndërkohë viti 2020 është karakterizuar me një involvim të SHBA’së në procesin e negociatave.

Washingtoni ka emëruar dy emisarë specialë, një për Ballkanin Perëndimor dhe një të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi. I dërguari i Donald Trump për dialogun, Richard Grenell, deri tash ka arritur të ndërmjetësojë tri marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, derisa kërkon heqje të menjëhershme dhe të plotë të taksës pa kushte shtesë.

Pavarësisht një kërkese të tillë, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që të pezullojë vetëm pjesërisht taksën ndaj Serbisë, vendim ky që është mirëpritur nga Bashkimi Evropian por jo edhe nga emisari Grenell.

Mbetet të shihet se a do të pezullohet plotësisht taksa më 1 prill për 90 ditë siç ka potencuar kryeministri Kurti, dhe nëse do të ketë lëvizje nga Bashkimi Evropian dhe shtete anëtare për rikthim të Prishtinës dhe Beogradit në negociata për normalizim të raporteve.

Etiketa: Macron
Pas

Deklarata e papritur e komandantit iranian: Koronavirusi, armë biologjike e Amerikës

Para

Maluma nuk do përformojë vetëm, ja këngëtarja shqiptare që do e shoqërojë në Tiranë

Para
Maluma nuk do përformojë vetëm, ja këngëtarja shqiptare që do e shoqërojë në Tiranë

Maluma nuk do përformojë vetëm, ja këngëtarja shqiptare që do e shoqërojë në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Stuhi të fuqishme godasin Poloninë! Dëme të mëdha dhe mijëra banesa mbesin pa energji elektrike

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje. Fëmija disa muajsh me shenja dhune, dëshmitarët: Na u duk si kukull, u shokuam

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë zjarri kandidati për president në Kolumbi

Trazirat në Los Angeles, Trump dërgon 2 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare pas protestave të dhunshme për arrestimet e emigrantëve të paligjshëm

Sherr mes fqinjëve në Allias, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

13 pelegrinë iranianë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.