06:10 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Macron: Sistemi i raketave në Iran duhet të jetë “nën vëzhgim”

19:52 | 14/02/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Macron: Sistemi i raketave në Iran duhet të jetë “nën vëzhgim”

Programi i raketave balistike duhet të jetë nën vëzhgim ndërkombëtar, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron duke kërkuar ashpërsimin e qasjes ndaj Iranit derisa kërkohet ruajtja e marrëveshjes bërthamore, të cilën presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do ta prishë.

Me marrëveshjen e vitit 2015, kërkohet ndalimi i programit bërthamor të Iranit, mirëpo presidenti amerikan, Trump ka caktuar 12 majin si afatin e fundit për të rishikuar marrëveshjen.

Macron ka thënë se Franca si një nga nënshkrueset e marrëveshjes dëshiron ta ruajë të njëjtën pasi nuk është ofruar asnjë marrëveshje më e mirë.

Sidoqoftë sipas tij, përdorimi i raketave në Jemen dhe Siri, që janë të lidhura me Iranin, duhet të adresohen pasi ato përbëjnë problem për sigurinë e aleatëve francezë.

“Dëshiroj një rreth të ri të bisedimeve me palët rajonale dhe anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, ashtu siç jemi mbledhur për marrëveshjen bërthamore, mirëpo duke u zgjeruar edhe me shtetet rajonale në mënyrë që të reduktojmë këtë pasiguri”, u ka thënë Macron gazetarëve.

“Na duhet ta vëzhgojmë Iranin për raketat e saj balistike. Është proces i domosdoshëm për sigurinë në rajon andaj na duhet një mekanizëm i sanksioneve”, ka deklaruar ai.

Ndonëse Irani ka pranuar të ndalojë aktivitetet e saj bërthamore, ky vend ka refuzuar vazhdimisht të diskutojë programin e raketave, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së dhe vendeve evropiane.

Zëvëndës-ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka thënë më 8 shkurt se Perëndimi duhet që fillimisht të sigurojë se marrëveshja bërthamore rezulton e sukseshme para se të negociohen çështje tjera. Rel

Etiketa: donald trumpemanuel macron
Pas

Koço Kokëdhima i ftuar në Fax News: Këto parti kanë përdhunuar çdo liri në Shqipëri, duhet të ngrihemi në këmbë dhe ti zëmë me dru

Para

Shën Valentini/ Aktori i madh Zef Deda surprizon bashkëshorten e tij në vendin e punës (FOTO)

Para
Shën Valentini/ Aktori i madh Zef Deda surprizon bashkëshorten e tij në vendin e punës (FOTO)

Shën Valentini/ Aktori i madh Zef Deda surprizon bashkëshorten e tij në vendin e punës (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.