Gjykata e Lartë në shtetin e Malawit, më në fund ka vendosur që këngëtarja amerikane e famshme Madonna, të birësojë dy vajza binjake. Pas këtij vendimi, ka shkruar në katër numri i përgjithshëm i fëmijëve të birësuar nga Madonna, nga ky vend i varfëruar afrikan.
Madonna ishte brenda gjykatës kur u dha vendimin në favor të saj, njofton zëdhënësi i gjyqësorit të Malaëit, Mlenga Mvula, shkruajnë mediat botërore.
“Sot, Gjykatë e Lartë, mori vendimin që e lejon Madonnan që t’i birësojë dy fëmijë,” ka thënë Mvula.
Madonna u shfaq e buzëqeshur kur morri lajmin e vendimit nga gjykata. Birësimet e më hershme të yllit amerikan kanë shkaktuar zemërim në mesin e disa personave në Malawi, të cilët e kishin akuzuar qeverinë se e kishte lejuar atë t’i tejkalonte ligjet që ua ndalojë të hujave birësimin e fëmijëve nga ky vend. (J.V/Shuplaka)