Madonna ka bërë një deklaratë të fuqishme. Këngëtarja me famë botërore gjatë një intervistë për revistën “Harper’s Bazzar” ka deklaruar ashpër për zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA-së. Sipas Madonnës zgjedhja e Trump-it si president ka qenë si “të shohësh një film horror”.
Këngëtarja e “Material girl” ka qenë shumë e hapur ndaj kritikave të saj ndaj presidentit amerikan, i cili ka mundur Hillary Clinton në zgjedhjet në muajin nëntor. “Ai moment kur u zgjodh Trump për president ishte si të shikosh një film horror”, është shprehur këngëtarja. (J.V/Shuplaka)