08:01 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Madridi i kërkon bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Izraelit për të ndaluar luftën në Gaza

07:58 | 26/05/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Madridi i kërkon bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Izraelit për të ndaluar luftën në Gaza

Bashkësia ndërkombëtare duhet të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza , tha ministri i jashtëm spanjoll, përpara një samiti të vendeve evropiane dhe arabe në Madrid mbi këtë çështje.

“Në afat të shkurtër, për të ndaluar këtë luftë që nuk ka më qëllim dhe që ndihma humanitare të kthehet, masivisht, pa pengesa, në mënyrë neutrale, në mënyrë që Izraeli të mos vendosë se kush mund të hajë dhe kush jo (…) do të duhet të shqyrtojmë sanksionet”, tha José Manuel Álvarez për radion France Info. “Ne duhet të bëjmë gjithçka, të shqyrtojmë gjithçka për të ndaluar këtë luftë”, këmbënguli ai, pasi Bashkimi Evropian vendosi javën e kaluar të rishikojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Izraelin.

Pas zgjerimit të fundit të operacioneve ushtarake në Gaza, shumë vende që Izraeli i konsideron aleate i janë bashkuar presionit ndërkombëtar në rritje për t’i dhënë fund luftës. Bllokada dy-mujore e enklavës ka përkeqësuar mungesat në ushqim, ujë, karburant dhe ilaçe, me organizatat ndërkombëtare që shprehin frikën e urisë. Organizatat humanitare thonë se ndihma minimale që Izraeli ka lejuar të kalojë ditët e fundit nuk mund t’i përmbushë nevojat.

Madridi priti një samit të 20 vendeve evropiane dhe arabe, si dhe organizatave ndërkombëtare, mbi këtë çështje. Takimi synon të ndalojë luftën “çnjerëzore” dhe “iracionale” të Izraelit në Gaza, u tha Alvarez gazetarëve para fillimit të bisedimeve, të cilat synojnë gjithashtu të çojnë përpara zgjidhjen me dy shtete.

 

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot , i cili pritet të takohet sot me homologun e tij palestinez në Jerevan, theksoi nevojën për të ushtruar “presion të koordinuar” që do të çojë në një armëpushim, hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza dhe lirimin e pengjeve.

Në Spanjë janë të pranishëm përfaqësues të shumë vendeve, si Britania, Gjermania, Italia, Egjipti, Jordania, Arabia Saudite, Turqia, Maroku, si dhe përfaqësues të Lidhjes Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Irlanda, Islanda, Norvegjia, Sllovenia dhe Brazili po marrin pjesë gjithashtu.

Spanja synon t’u kërkojë pjesëmarrësve të vendosin një embargo armësh ndaj Izraelit dhe “të mos përjashtojnë” asnjë sanksion kundër atyre që “duan ta shkatërrojnë përgjithmonë zgjidhjen me dy shtete”.

Pas

Një tjetër jetë humbet në rrethrrotullimin e Kolonjës – 28-vjeçari nga Tirana del nga rruga dhe bie në kanal

Para

Afrikë e Jugut, shpëtohen të gjallë të 260 minatorët e bllokuar nën tokë

Para
Afrikë e Jugut, shpëtohen të gjallë të 260 minatorët e bllokuar nën tokë

Afrikë e Jugut, shpëtohen të gjallë të 260 minatorët e bllokuar nën tokë

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.