Reali i Madridit kohët e fundit ka vetëm një hero dhe ai nuk është as Cristiano Ronaldo, as Benzema po kapitenin Sergion Ramos. Ai ka qenë aty sa herë që skuadra e ka kërkuar, dhe më shumë se 80% e golave që ka shënuar kanë qenë vendimtar për fatin e skuadrës.
Edhe mbrëmë përballë Betisit ai ishte vendimtar në shënimin e golit në fitoren e ngushtë 2-1 që arriti skuadra madrilène.
Fitorja me Betisin rezultoi të ishte mjaft e vuajtur për madrilenët, të cilët e panë veten në disavantazh që në minutën e 25-të, por Ronaldo shënoi në minutën e 41-të dhe barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë futbollistët e Real dominuan, por rrugën e rrjetës e gjetën vetëm në minutën e 80-të me anë të mbrojtësit Sergio Ramos.
Real Madrid kryeson kampionatin spanjoll me dy pikë më tepër se Barcelona e vendit të dytë, ndërkohë që madrilenët kanë edhe 1 ndeshje më tepër për të luajtur. (E.K/SHUPLAKA)