Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme mes Luizit dhe Maestros brenda në shtëpi. Ky i fundit ka qenë mjaft i përfshirë në debatet që Kristi ka patur me Luizin, ndërsa dhe ai vetë diskutoi me Kristin lidhur me nominimin.
Teksa ishin duke qëndruar me banorët në oborr Armaldo i tha Luizit se nëse ai nuk del nga shtëpia të shtunën, atëhere ka për ta parë se çfarë do të ndodhë.
I pyetur nga këngëtari se çfarë pritet të ndodhë, Maestro tha se Luizi ka për të fjetur gjithë kohën gjumë, duke nënkuptuar që do i trembet lojës së tij.
Maestro i tha Luizit se e kishte paralajmëruar edhe më parë që të mos merrej me të, pasi sipas tij, në këtë mënyrë ai nuk e fiton dot Big Brotherin.
Kjo situatë mes dy banorëve ka vijuar përgjatë gjithë ditës së sotme ku në çdo moment nuk kanë ndalur “kunjat” për njëri tjetrin.
View this post on Instagram
View this post on Instagram