‘’Ky investitori në Kolashin mund të bëjë më mirë me kokainën sesa me borën”, ku është denoncimi i fortë që ka bërë në Kuvendin e Malit të Zi deputeti dhe njëherësh ish-kandidati për president Nebojša Medojević.
Deputeti malazez i referohet biznesmenit shqiptar Bashkim Ulaj, i cili ka në pronësi firmën e ndërtimit Gener 2, që pak muaj më parë ka fituar koncensionin për të investuar në zonën e Kolashinit.
Ulaj ka nisur punën për të ndërtuar në Kolashin hotele, resorte turistike, pista skijimi, apartamente, vila dhe elementë të tjerë të turizmit malor, duke investuar vetëm si fazë të parë afër 13 milionë euro.
Mirëpo aktiviteti i Ulajt është vënë fort në dyshim nga ana e deputetit Medojević, i cili i ka kërkuar llogari qeverisë së vendit të tij për mënyrën e dhënies së koncensioneve.
“Bashkim Ulaj është një ndër personat e mafjes shqiptare tropojane që është marrë me pastrimin e parave dhe me shkëmbimin e lëndëve narkotike. Ja ky që është investitori juaj, pra juve nuk u intereson se nga u vijnë paratë mjafton që tu vinë dhe nuk u intereson se çfare parash janë ato, nga janë marrë?!
Pra të dashur qytetar ky është një problem që po e shohim shpesh herë në jug dhe veri të vendit, që investitorët janë kriminel dhe drogaxhinjë e njëjta gjendje është edhe në Budva.
Në PORTO BUDVA gjithashtu gjejmë investitorin Naser Ramaj OVK, pra është i njëjti problem. Pra duhet të bëjmë dallimin në mes të investirorve si puna e ketyre dhe investitorëve të pastër dhe të rregullt, (me falni nese mund ta zgjas vetem 10 sekonda)
P.sh ky investitori në Kolashin mund të merret vetëm me investimin e të bardhës (kokainës) por jo të borës së bardhë, pra edhe nje herë ju bëj vërtejtje që ti shikoni investitorët që investojnë dhe ti deklaroni investimet e tyre në parlament”, është shprehur deputeti në Kuvend, gjatë një fjalimi të bërë muajt e fundit.
FJALA NË KUVEND E DEPUTETIT:
Ndërkohë që në pikëpyetje është dhe emri i bashkëpunëtorit të Ulajt në Kolashin, Zoran Beçiroviç, i cili njihet gjerësisht në shtetin fqinj si anëtar i mafias ballkanike.
Mbi të rëndojnë akuza nga organet ligjzbatuese malazeze për shkelje të ligjit, përzierje dhe përplasje me elementët kriminalë të mafias ballkanike, pasojë e të cilës është dhe vrasja e vëllait të tij, Dragan Beçiroviç, në Budva në prill të vitit 2011, vrasje e cila është ende e pazbardhur.
Media malazeze i quante vëllezërit Beçiroviç si “biznesmenë kontroversë”, që shpesh kanë qenë të akuzuar si të lidhur me botën e nëndheshme të krimit dhe mafias ballkanike.
Pak kohë më parë ka qenë gazeta “Vijesti” ajo që bëri dhe një përshkrim për biznesmenin shqiptar, Bashkim Ulaj, ku tregoi se roli i tij do të jetë primar në investimin në Kolashin së bashku me Beçiroviç.
Së fundmi Ulaj ka fituar disa tendera të rëndësishëm dhe nga qeveria Rama në Shqipëri, duke nisur që nga rruga Thumanë-Kashar, ndërsa ka dyshime se ai fshihet pas kompanisë DH Albania që fitoi tenderin prej 18 milionë eurosh në Unazën e Madhe, por që më pas rezultoi të kishte falsifikuar dokumentet. Po ashtu e njëjta kompani ka përfituar dhe 12 milionë euro nga OST, tendera këto të marra me vlerën maksimale të ofertës, dhe me dyshime të forta se gara ka qenë e paracaktuar.
(E.K/FAXWEB.AL)