Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka folur për mediat nga magazine ku ka ngecur 33-vjeçari Arjan Sala. Në komunikatën e tij ai tha se për shkak të djegies së materialeve plastike është dëmtuar bodrumi i godinës.
Jaupi bëri me dije se policia është duke kryer veprimet hetimore si dhe është duke ndjekur ngjarjen bashkë me zjarrëfikësit.
“Me gjithë veprimet e zjarrëfiksve, për shkak të materialeve që magazina ka pasur brenda, kryesisht plastik dhe ka dëmtime të konsiderueshme ne bodrumin e godinës. Policia po bën veprimet hetimore, jemi në ndjekje të vazhdueshme të situatës bashkë me zjarrëfikësit dhe shpresojmë të zgjidhet sa më shpejt.”, u shpreh Jaupi për mediat.
(R.G/Faxweb.al)