17:39 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Magazinonin dhe shpërndanin mallra kontrabandë, arrestohen 2 punonjës të një poste private, në kërkim administratori

13:19 | 19/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Magazinonin dhe shpërndanin mallra kontrabandë, arrestohen 2 punonjës të një poste private, në kërkim administratori

2 punonjës të një poste private janë arrestuar në Tiranë ndërsa është shpallur në kërkim administratori. Këta shtetas magazinonin dhe shpërndanin mallra të kontrabanduara.

Sekuestrohen 204 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara, me vlerë rreth 15 000 euro.

DVP Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Delivery 2”, për goditjen e kontrabandës së mallrave.

Vihen në pranga 2 shtetas, punonjës të një poste private që magazinonte dhe shpërndante mallra të kontrabanduara.

Shpallet në kërkim administratori i kësaj poste.

Sekuestrohen 204 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara, me vlerë rreth 15 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Delivery 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Xh. Z., 28 vjeç dhe F. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të një poste private. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, administrator i kësaj poste.

Në rrugën “5 Maji”, gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 204 pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas

Mbledhja e opozitarëve! Takimi i tretë mes Bardhit dhe grupit të Berishës në Kukës

Para

“Familja ime është në rrezik”/ Denoncimi i fortë i Gent Prognit: Jam gjurmuar prej 1 jave! Iniciativa ime për t’i çjerrë maskën AKSHI-t…

Para
“Familja ime është në rrezik”/ Denoncimi i fortë i Gent Prognit: Jam gjurmuar prej 1 jave! Iniciativa ime për t’i çjerrë maskën AKSHI-t…

"Familja ime është në rrezik"/ Denoncimi i fortë i Gent Prognit: Jam gjurmuar prej 1 jave! Iniciativa ime për t'i çjerrë maskën AKSHI-t...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

PS përmbysi rezultatin në Dibër 3:2 krahasuar me 2021, ja kush hyn në Parlament nga lista e hapur e socialistëve

Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji në një pallat, arrestohen 2 persona në Tiranë

Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

Numërimi drejt fundit, Berisha: 11 maji ishte farsë elektorale, PD do nisë betejën për mbrojtjen e votës

Berisha: Nuk ka fitore nga PS. Zgjedhjet janë grabitur!

“Kosova nuk harron”, Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore

“Aleatët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen”, ambasada e SHBA: Synimi është investimi sa 5% e PBB-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.