Chelsea nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Brighton në ndeshjen e parë të vitit 2020. Blutë e Londrës kanë vuajtur goxha ndaj një prej skuadrave më në formë dhe solide si Brighton, që këtë sezon po shfaq një formë tepër të mirë.
Brighton nuk është dorëzuar dhe ka gjetur golin e merituar të barazimit me Jahanbakhsh në minutën e 84’ të takimit. Ky ishte goli i dytë radhazi për iranianin, por çfarë super goli ishte ky!
Me këtë barazim, Chelsea mbetet në vend të katërt, por skuadra si Man United dhe Tottenham mund t’i afrohen duke i kërcënuar seriozisht kualifikimin në Champions League.
What a goal by Jahanbakhsh Brighton vs Chelsea 1-1 #BRICHE chelsea have been awful pic.twitter.com/6Oi2TmRhRV
— zwodde (@zwoddeytb) January 1, 2020