23:29 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Maja tregon si e adoptuan në Gjermani, përlotet për humbjen e vëllait

10:27 | 13/03/2018
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Maja tregon si e adoptuan në Gjermani, përlotet për humbjen e vëllait

Është këngëtarja e dashur e muzikës popullore nga Jugu, Maja Aliçkaj, ajo që ka ardhur me origjinalitet dhe ka treguar disa nga vështirësitë e jetës së saj mëngjesin e sotshëm.

Këngëtarja ka kujtuar momentet kur jetonte në Gjermani dhe problemet që ka hasur në këtë shtet, vite më parë.

Në emisionin “Rreze Dielli”, Maja ka kujtuar edhe një herë se ka jetuar plotë 14 vite jashtë shtetit dhe ka bërë punë nga më të ndryshmet aty.

Ajo rrëfen se si një zonjë gjermane e adoptoi edhe pse ishte mbi 18-vjeçe e gjithçka tjetër që ndodhi më pas.

Maja shprehet: ”Shkova për shkollë dhe aty më adoptoi një zonjë në Gjermani, edhe pse isha mbi moshë, mbi 18 vjeç. Fillova duke punuar, duke pastruar, në fabrikë, në teatër etj etj.

Puna më e vështirë që kam bërë ka qenë në fabrikë. Ishte punë monotone. Më mirë të jem në mal të mbledh çaj, sesa të bëj një punë monotone. Kam punuar 2 muaj aty”.

Duke folur për muzikën dhe këngën, artistja nga Vlora shprehu vlerësim për këngëtarët e vërtetë si dhe habi për të gjithë ata që nuk kanë zë, por shesin veten si artistë. E madje, nuk nguroi as të tregonte një episod me një prej VIP-ave të njohur shqiptarë, por që vetë ajo nuk ia kishte haberin se kush ishte.

Këngëtarja tregoi: ”Respektoj trurin e këtyre këngëtarëve. Si mund të bëhen këngëtarë, kur nuk dinë të këndojnë? E menaxhojnë veten shumë mirë. Është e padrejtë. Mua nuk më vjen mirë kur emra që dinë të këndojnë vihen baraz me ata që s’ia kanë haberin. Kjo është pjesa e keqe e kohës tonë, e internetit, e dixhitalizimit.

Duhet të ketë konkurrencë të drejtë, jo me kukulla. Na vjen një këngëtare shumë e njohur në një koncert, me një palë kofshë… celulit sa të duash. Them unë “pse s’i ka mbuluar të paktën”. Ishte VIP i famshëm. S’e di si i mbulojnë që duken kaq interesante në foto”.

Ajo u tregua e tërhequr kur vjen puna për të treguar shifrat për të cilat pranon të paguhet kur merr pjesë në koncerte, ndërsa tregoi se e ndihmon i shoqi për menaxhimin e gjithçkaje.

Maja u ndal kalimthi edhe në një pjesë të hidhur të jetës së saj, e cila e largoi për një periudhë 3 mujore nga ekrani dhe skena.

Pasi prindërit i ndërruan jetë, Maja pësoi edhe një humbje tjetër të rëndë në dhjetor të vitit që lamë pas. Asaj i vdiq vëllai.

E përlotur, këngëtarja u shpreh në emision: ”Jam tërhequr goxha që nga fatkeqësia e fundit, e cila ka ndodhur brenda tre muajsh. Kam qenë prezente vetëm në disa koncerte, por për mua ka qenë shumë e vështirë. Po u rrëzove, duhet të ngrihesh. Ne jemi disa motra dhe kishim vetëm atë vëlla…”

 

Etiketa: adoptimimaja
Pas

Zbardhet axhenda/ Qeveria ‘Rama’ zhvendoset në Elbasan me rastin e Ditës së Verës

Para

Zhdukja ‘misterioze’ e marinarëve nepalezë në Durrës, zbulohet ku kishin shkuar

Para
Zhduken 9 marinarë nepalez në Durrës, policia në kërkim të tyre

Zhdukja ‘misterioze’ e marinarëve nepalezë në Durrës, zbulohet ku kishin shkuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.