Reperi i njohur Majk, përmes disa postimeve në Instastory, ka reaguar ndaj masave të qeverisë për mos hapjen e lokaleve të natës dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00 të mbrëmjes.
Në postimin e parë ai mbështet protestat e zhvilluara në Londër për mos mbajtjen e maskës, ndërsa në postimin e dytë shkruan se dëshiron të jetojë sipas rregullave të veta. “Të q*** qeverinë dhe sistemin”, shprehet ai.
Më tej, reperi shprehet se qeveria dhe sistemi nuk mund të kontrollojnë shpirtrat tanë. Shumë artistë kanë dalë kundër vendimmarrjes së qeverisë, që u njoftuar mesditën e djeshme.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi një ditë më parë vendimin e qeverisë për mos hapjen e “klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.”
Një protestë u zhvillua pasditen e djeshme në Tiranë me grupet e interesit që u shprehën kundër vendimit. Mesditën e sotme, Shoqata e Bareve ka paralajmëruar mbajtjen e një tjetër proteste para kryeministrisë. Autoritetet ndërkohë, kanë njoftuar se grumbullimi i personave është i ndaluar.
Discussion about this post