20:37 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Majko ende pa koment për Teatrin, se lë rehat Mimi Kodheli: Uroj që Pandi të jetë dhe vitin tjetër ministër! (Deklarata e plotë)

18:30 | 18/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Majko ende pa koment për Teatrin, se lë rehat Mimi Kodheli: Uroj që Pandi të jetë dhe vitin tjetër ministër! (Deklarata e plotë)

Të enjten e 5 Korrikut, gjatë një seance të gjatë pas shumë sherreve dhe polemikave maxhoranca miratoi ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ligji u miratua me 75 vota pro, ndërkohë që ministri i Diasporës Pandeli Majko pak para se të votohej ligji u ngrit dhe u largua nga salla, duke mos e votuar.

Kjo gjë shkaktoi dhe debate mes tij dhe kryeministrit i cili ju drejtua Majkos se “Nëse nuk voton si ne, ik në shtëpi”, duke marre si përgjigje “që nesër, që nesër”.

Ndërkohë që kanë kaluar disa javë nga ajo seancë, Majko nuk ka reaguar më për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Ditën e sotme Pandeli Majko ishte i pranishëm në Komisionin e Jashtëm ku u diskutua projekt rezoluta për reformën për diasporën, por nuk tha asnjë një fjalë për Teatrin apo për ndonjë qëndrim të tij, edhe kur gazetarët e kryqëzuan me pyetje.

Ndërkohë që heshtjen e ministrit Majko e ka provokuar pa rezultat kryetarja e Komisionit Mimi Kodheli e cila thumboi ish ministrin me batuta në distancë.

“Fillimisht ‘karta kanta’, thonë latinët, pra duhet shkruar në kartë dhe pastaj duhet zbatuar. Nuk jemi këtu për të paragjykuar. Jemi këtu për të hedhur në kartë gjëra të drejta e të mira, pastaj padyshim që ndaj të njëjtin opinion me zonjën Hajdari, do të vijë një vit më mbrapa…Uroj që ministri të jetë po zoti Pandi, e them për skaramanci ministër dhe pas një viti ju të mund të raportoni me seriozitetin që ju karakteriozn se çfarë kemi bërë me këto karta që miratojmë sot”, deklaroi Kodheli.

Gjatë kohës që Kodheli ironizonteministrin Majko, zonjat deputete të partisë Socialiste, të cilat ishin të pranishme në Komision, buzëqeshnin me zell, duke aprovuar në një farë kuptimi fjalët e kryetares.

Edhe më herët Majko ka pasur përplasje me Mimi Kodhelin. Shkak për këtë është bërë një amendament i bërë nga Adnor Shameti për rregullimin e një neni dhe që u mbështet nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, por që ka hasur në kundërshtimet e grupit parlamentar.

Fillimisht Mimi Kodheli e më pas Taulant Balla kanë kundërshtuar amendamentin me argumentin se nuk kishte ardhur në kohë, duke kërkuar që të rrëzohet. Pikërisht rrëzimi i atij amandamenti bëri që ministri i diasporës Majko të përplas karrigen dhe të largohet i irrituar nga salla.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Pandeli Majko
Pas

Dalin fotot, si dukej në të shkuarën presidentja kroate që mahniti Botërorin

Para

Hackerat rusë pushime “qyl’ në Shqipëri, pushtojnë resortet luksoze me karta bankare të falsifikuara

Para
Hackerat rusë pushime “qyl’ në Shqipëri, pushtojnë resortet luksoze me karta bankare të falsifikuara

Hackerat rusë pushime “qyl’ në Shqipëri, pushtojnë resortet luksoze me karta bankare të falsifikuara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tymi nga zjarret masive në Kanada mbulon një të tretën e SHBA, ndotja e ajrit arrin në nivele të rrezikshme

CEO i kompanisë së inteligjencës artificiale, ja cilat vende pune rrezikojnë të zhduken!

Kombëtarja shqiptare në ndeshjen me ekipin serb, Ervin Baku: Djemtë janë në formë, duhet të jemi të ftohtë e të bashkuar

Ervin Baku: Ndeshja me Serbinë tejkalon kufijtë sportivë, por ne duhet të tregojmë qytetari

Sulmuesi shqetëson sërish Silvinjon, Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Mbështetja e aleatëve për Kievin, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës përshëndet ‘fazën e re’

11 të vdekur nga përleshjet jashtë stadiumit të kriketit në Indi

Mekaniku u plagos rëndë pasi i ra mbi trup pllaka e ferrokromit, Inspektorati Shtetëror i Punës i vendos shiritin e bllokimit kompanisë “AlbChrome”

“Nuk duan paqe ata që veprojnë si terrorista”/ Putin pas sulmeve: Kievi kërkon pushtet

Gjermani/ Deutsche Welle: Numri i incidenteve antisemite po rritet ndjeshëm, 8627 incidente në 2024

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.