Ministri për Diasporën, Pandeli Majko në një postim në rrjetet sociale ka uruar gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjes, ndërkohë që ka dhënë edhe një mesazh të koduar në lidhje me marrëveshjen e Minishengenit Ballkanik.
Teksa ditët e fundit kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në kuadër të MiniShengenit Ballkanik, me presidentin e Serbisë Aleksadër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, duke anashkaluar Kosovën, duket se Pandeli Majko ka dalë kundër kreut të qeverisë.
“Gëzuar festat miq! Shqiptaria është histori, tokë dhe njerëz… Do tja dalim sic thotë hymni ynë “se zoti vetë e tha me gojë” Shqipëri!…
Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime!
Gëzuar vëllezër e motra kudo ku jeni!”- shkruan Majko.