21:45 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Majko: Marrëveshja e futi në kutinë e votimit “revolucionin opozitar”

09:59 | 20/05/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Majko: Marrëveshja e futi në kutinë e votimit “revolucionin opozitar”

Reagon Pandeli Majko për marrëveshjen Rama-Basha. Sipas Majkos Rama arriti ta fuste ”revolucionin opozitar” nga çadra në kutinë e votimit.

”Marrëveshja e futi në kutinë e votimit “revolucionin opozitar”. Aty do të ndahet se kush fitoi dhe humbi”, thekson Majko.

Majko thotë se Edi Rama njihet për veprimet e gabuara për qëllimin e duhur. ”“Pikturat” e tij në politikë kanë kuptim kur shikohen në fund dhe jo në fillim. Fillimi duket zhgarravinë!”, shpjegon ish-kryeministri.

REAGIMI I PLOTË:

”4 SHENIME PER 1 MARREVESHJE…

– Marrëveshje perfekte në politikë nuk ka. E tillë është edhe marrëveshja midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Kush diskuton se kush fitoi dhe kush humbi nga marrëveshja midis PS dhe PD kërkon që ta keqinterpretojë atë. Eshtë jashtë çdo diskutimi që marrëveshja të prodhojë një fragment bashkëqeverisjeje… për diçka mbi 35 ditë. Partia Demokratike duhet të gjejë shpejt “teknikët” që mori në tavolinë. Ajo, gjithashtu, duhet të numërojë ditët për fushatën elektorale deri në 25 qershor. Marrëveshja e ka udhëkryqin “të gjitha ose asgjë”.

– Edi Rama njihet për veprimet e gabuara për qëllimin e duhur. “Pikturat” e tij në politikë kanë kuptim kur shikohen në fund dhe jo në fillim. Fillimi duket zhgarravinë!…

– Marrëveshja Rama – Basha ishte një mirëkuptim midis kundërshtarësh për funksionimin e sistemit politik i cili po vetëmbytej nga pasioni politik. Ajo largoi vendin nga dhuna dhe dëshpërimi që do të conte shoqërinë në drejtim të paditur. Kjo marrëveshje nuk diskuton simpatitë por interesat. Ajo nuk sfidon bashkëpunimin e së majtës por papërgjegjshmërinë në politikë.

– Marrëveshja e futi në kutinë e votimit “revolucionin opozitar”. Aty do të ndahet se kush fitoi dhe humbi. Marrëveshja përkufizoi konfliktin politik në vend si derë të hapur të bashkëpunimit. E natyrshme në panatyrshmërinë e vet ajo fton votuesit në 25 qershor të votojnë përmbajtjen dhe jo formën në politikë. Marrëveshja vë në diskutim fate politikanësh por jo të ardhmen e Shqipërisë. Sigurisht!” (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: Bashaedi ramamajkomarreveshjePandeli Majkorama
Pas

KANDIDATËT paraprakë, emra të rinj në PD mes tyre Hajdari dhe Malltezi, a ka vend dhe për të pakënaqurit?

Para

Ushtronin prostitucion, 2 meshkuj dhe dy femra në pranga në Sarandë. Kishin përshtatur një banesë

Para
‘’Motelet e seksit’’, zyrtari kosovar: Shpëtuam, mbarojmë punë me 10 Euro !

Ushtronin prostitucion, 2 meshkuj dhe dy femra në pranga në Sarandë. Kishin përshtatur një banesë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

VKM/ Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Ministri izraelit i Mbrojtjes niset drejt Uashingtonit për bisedime me SHBA-në

Zjarret në Shqipëri: 12 vatra të raportuara, 4 ende aktive, 277 forca në terren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.