Deputeti socialist Pandeli Majko gjatë fjalës së tij me të rinjtë ka theksuar se Partia Socialsite nuk është engjëll, kemi bërë gabime por nuk ofrojmë plazhe dhe qeveri besimi. Sipas Makoj nuk do të ketë qeveri teknike dhe besmi por zgjedhje në 18 qershor.
” Urimin e kam për ata të cilët në datën 18 qershor do të shkojnë në kutitë e votimit dhe do të bëhen pjesë për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Ka miq të Shiqëprisë që po i thotn atyre që kanë vesh të dëgjojnë se duhet të dalin nga çadra dhe të dalin nga cadra dhe të mos mbajnë në dorë fatin e shqiptarve. Jemi mbledhur sot këtu për të mirëpritur në gjirin e Partisë Socilsite të rinjtë që votojnë për herë të parë por, edhe të atyre që i bashkohen PS-së herë pas here. Asnjëherë e mira nuk ka fund ne nuk jemi engjëj, nuk do të përsërisim asnjëherë të njëtat gabime. Të dashur miq maturantë studentë, ne nuk ju premtojnë se do të çojmë në plazh. Nuk ju premtojnë se do ju japim tezën e provimit, por ju premtojmë se do ta japim që Shqipëria do të bëhet pjesë e Europës.
Skenderbeu dukej si mbetja e diarresë politike në këto 25 vite, dhe ky turp ka marrë fund, ky shesh sot shtë me gur na të gjithë trevat e Shqipërisë. Ka shumë sirena sot që akuzojnë ambasarodrët, të Shteteve të Bashkuara të amerikës dhe na thonë që janë të blerë nga paratë e drogës. 100o herë turp për atë parti, që u krijua nga thirrjet e dhjetorit, që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Turp dhe një mijë herë, turp. Pse kanë frikë të dalin dhe të ballafaqohen me ne në kutitë e votimit, ç’është kjo frikë, që i ka mbylluar këta djem dhe vajza, burra të gjakur tonë që thonë eja të dialogojmë që të dorëzojmë pushtetin në tavolinë, këtë do ja kërkojmë në kutinë e votimit, te kutia e votimi, atje dhe vetëm atje. Sot mund të akzuosh Edi Ramën për shumë gjëra, por të akzuosh që ka ashtu gjëra që ta blejë fushatën e me paratë e drogës, kjo është turp.
Të gjithë demokratët të mos harrojmë që sot po flasim se sot kemi një kod zgjedhor ne fituam duke qënë në opozitë. Tani zotrinjtë na dashkan qeveri teknike dhe qeveri besimi. Nuk do të ketë qeveri teknike, do të ketë votë të popullit shqiptar, qeveria teknike është te kutia e votimi. “, u shpreh Majko. (J.V/SHUPLAKA)