16:03 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Majko në SHBA: Qëllimi ynë, ta ndihmojmë diasporën për ruajtjen e identitetit

22:29 | 09/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Majko në SHBA: Qëllimi ynë, ta ndihmojmë diasporën për ruajtjen e identitetit

Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko, thotë se institucioni që ai drejton përpiqet për organizimin e diasporës, por pa iu imponuar komunitetit të shqiptarëve jashtë vendit. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai tha se pavarësisht se pjesëtarët e diasporës kanë pikëpamje të ndryshme politike, synohet që të nxiten veprime në ndihmë të interesave të komunitetit.

“Qëllimi im – tha ai, – është që ta ndihmojmë diasporën për ruajtjen e identitetit, edukimin e fëmijëve dhe mësimin e gjuhës shqipe”.

Ministri Majko tha se në Nju Jork, falë interesimit të pushtetit lokal dhe lobingut të diasporës, në shkolla do të hyjë mësimi i dy-gjuhësisë: gjuha shqipe do të mësohet krahas me anglishten dhe se ka shpresa që ky shërbim të hyjë edhe në shtete të tjera amerikane.

Ministri Majko tha se në Shtetet e Bashkuara kanë filluar të ngrihen qendra kulturore të shqiptarëve, falë kontributit financiar të diasporës, por shtoi se në këto projekte do të kontribuojnë edhe qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës. Ai tha se ngritja e këtyre qendrave do të vazhdojë, sipas modelit të qendrës së ngritur nga biznesmeni Richard Lukaj në Nju Jork.

Ministri shqiptar i diasporës tha se në Shqipëri qeveria ka miratuar së fundi ligjin për Agjencinë Kombëtare të Diasporës, që do të jetë një agjenci në funksion të interesave të diasporës. Ligj pritet t’i kalojë së shpejti Parlamentit.

Majko shtoi se qeveria shqiptare ka filluar punën për një projektligj që do të lidhet me një fond për zhvillimin e diasporës. Ai tha se në diasporë ka një pasuri të jashtëzakonshme njerëzore dhe intelektuale, por sekreti në punën me të, qëndron tek mënyra e komunikimit. Ministri Majko tha se po përpiqet të krijojë në administratën shqiptare një atmosferë të mirë për investitorët nga diaspora, pasi kjo administratë është mësuar të punojë vetëm me investitorë nga Shqipëria./voa/

 

Pas

5 shenja horoskopi arrijnë gjithmonë majat e suksesit

Para

Bankers mund Shqipërinë; fiton betejën në Arbitrazh, fatura 57 mln dollarë

Para
Bankers mund Shqipërinë; fiton betejën në Arbitrazh, fatura 57 mln dollarë

Bankers mund Shqipërinë; fiton betejën në Arbitrazh, fatura 57 mln dollarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

I dënuar për trafik droge nga Shqipëria në Greqi, Apeli i GJKKO ul dënimin për Pashk Sylën

Fluksi në portin e Durrësit, mbi 13 mijë pasagjerë vetëm në fundjavën e kaluar

Itali/ Goditja e tre grupeve shqiptare dhe kapja e 1 ton drogë, policia shpjegon pse e kodoi aksionin ‘Djali’! Mijëra euro xhiro ditore, fitimet vinin në Shqipëri

Vrasja e Gentian Bejtjas, lirohet nga qelia Edison Haxhiu

Tarifa e re: 250$ shtesë për të marrë vizën amerikane

Sanço-Juve, gjithçka po shkon drejt “po”. Zbulohen shifrat e marrëveshjes me “skonto” mes palëve

Zjarr masiv në Labinot mal, flakët rrezikojnë Librazhdin! Dronë dhe zjarrfikës në aksion për fikjen

Shkak, kushtet atmosferike, fermerët në hall, ulliri me prodhim të dobët

Shiste doza kanabisi, kapet 21-vjeçari në Tiranë i cili tentoi të arratisej

Ngjarjet kriminale në Sarandë/ Mbledhje urgjente në komisariatin e qytetit, mbërrijnë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Vlorës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.