Seanca e djeshme plenare është shoqëruar me debate të forta midis opozitës dhe maxhorancës për shkak të votimit të projektligjit për Teatrin Kombëtar, i cili i hap rrugën prishjes së godinës ekzistuese.
Projektligji u miratua me 75 vota. Nga radhët e socialistëve, ministri Pandeli Majko e tha hapur se nuk do ta votonte këtë projekt ligj. Madje vota e tij kundër, u shoqërua dhe me një debat të fortë me kryeministrin.
Ndërkohë që me anë të një postimi në Facebook, deputetja e PD-së Albana Vokshi përshëndet veprimin e ministrit socialist.
“Veprimi i Pandeli Majkos për të mos votuar ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, është për t’u përshëndetur!!” shkruan Vokshi.
(M.Q/Faxweb)