21:10 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Majlind Lazimi i përvishet Edi Ramës: Timonieri i humnerës ekonomike

18:02 | 21/06/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0

Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, i cili u shkarkua nga ky post i është përveshur kryeministrit Edi Rama duke i numëruar dështimet e tij gjatë mandatit qeverisës.

Ai u shkarkua si Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, por i përvishet kryeministrit duke i renditur dështimet

Lazimi e quan Ramën si “Timonieri” i humnerës ekonomike i cili në këto 4 vjet nuk ka bërë asnjë reformë ekonomike dhe paratë e marra borgj i ka përdorur pa levërdi ekonomike.

Sipas Lazimit paratë e marra borxh sipas tij nuk kanë sjellë rritje të ekonomisë por janë përdorur vetëm për sheshe e fasada.

“Ne 4 vite borxhi është shtuar me më shume se 1 miliard euro, ndërsa rritja ekonomike e akumuluar në këto vite është pak më shumë se 900 milion euro. Të gjithë e kuptojnë që 1 euro borxh ka sjellë vetëm 0.9 euro rritje ekonomike. Pra, paratë janë shpenzuar pa leverdi ekonomike në sheshe dhe fasada”, thotë Lazimi.

REAGIMI I PLOTË:

“Timonieri” i humnerës ekonomike 1. Në këto 4 vite nuk kemi parë asnjë reform ekonomike që të përmisojë jetën e qytetarëve dhe të familjeve të tyre. 2. Të ardhurat vjetore të shqiptarëve në 2016 janë ndër më të ultat në Europë, vetëm 4200 $ për frymë, aq sa ishin 10 vite më parë (sipas FMN raporti i prillit 2017), duke llogaritur edhe inflacionin në 10 vite, kuptohet që të ardhurat reale për frymë në fakt nuk janë rritur por janë ulur, pra shqiptaret jetojnë më keq se 10 vite me parë. 3. Ne 4 vite borxhi është shtuar me më shume se 1 miliard euro, ndërsa rritja ekonomike e akumuluar në këto vite është pak më shumë se 900 milion euro. Të gjithë e kuptojnë që 1 euro borxh ka sjellë vetëm 0.9 euro rritje ekonomike. Pra, paratë janë shpenzuar pa leverdi ekonomike në sheshe dhe fasada. 4. Rritja ekonomike mesatarisht 3 % (i atribuar borxhit) është akoma nën potencialin që ka vendi por çështja thelbësore është se edhe kjo pak rritje ka përfunduar në pak xhepa të majmë të oligarkëve dhe klientëve koncesionarë duke varfëruar shumicën e shqiptarëve. 5. Shqiptarët nuk harrojnë se reforma në energjetikë filloi si “kërbaç” për të vobektët, të papunët, qytetarët me ndihmë ekonomike etj duke i cuar me qindra në burgje dhe me dhjetra përfunduan në akte fatale të vetvrasjes (as Pinocheti nuk ishte kaq mizor ne diktaturën e tij). Ndërsa për oligarkët u fshinë “malet me borxhe’ që kishin ndaj OSSHEE. 6. Edhe “hanxhari” i armatës së inspektorëve të tatimeve në 2015, gjoja në luftë kundër informalitetit përfundoi me falimentimin e mbi 15 mije bizneseve të vogla dhe të mesme, ndërsa sërish oligarkët e bizneseve të mëdha dhe klientet e Qeverise u shpëtojnë taksave pa ferr në këmbë. 7. Shqiptarët nuk harrojnë koncesionet me mbi 300 milion euro në shëndetësi që janë vjedhje e paster në xhepat e taksapaguesve jo vetëm për këto 4 vitet që kaluan por edhe për disa vite të ardhëshme. LSI ka më shumë se 2 vite që insiston që konçesionet duhet të kalojnë në filtrin e Parlamentit sepse shkojnë përtej një mandati qeverisës. Por kjo kërkesë është bllokuar nga të dy partitë e vjetra se kanë interesa të përbashkëta. 8. Si mund të tallen me shqiptarët duke thënë se “ekonomia është shumë mirë por qytetarët nuk e ndjejnë”…kur kemi mbi 300 mije shqiptarë që kanë marrë rrugën e emigracionit pa bilete kthimi, dhe kur mbi 200 mije të tjerë i luten Zotit tju bie llotaria amerikane. A ka trishtim më të madh se sa fakti që mbi 56% e shqiptarëve duan të ikin nga vendi… 9. Si mund të themi që ekonomia lulëzon, kur nuk po vijnë investitorë të huaj, madje po ikin edhe këto që janë këtu. Simboli i këtij dështimi ishte largimi i dhunshëm i investitorit libanez që do të investonte miliona euro në një sektor vital për ne siç është turizmi, vetëm e vetëm për interesa të oligarkëve që nuk duan investitorët e huaj dhe duan ta mbajnë peng ekonominë tonë. Nëse nuk do të ishin investimet e nisura prej kohësh të TAP-it dhe Devollit, shifra e investimeve të huaja do të ulej drastikisht ne rreth 300 milio euro, 3 here me pak se ne 2010. 10. Infrastruktura për fat të keq është katandisur në “penel të fasadave, të shesheve dhe pallateve”, pa impakt për ekonominë dhe punësimin. A keni parë të inagurohen fabrika, shkolla, spitale etj…? Sot pas 4 vitesh shkatërrim të turizmit për Vlorën mezi po ja dalim të bëjmë një lungomare që përvec të papunëve për xhiron e pasditeve, nuk i intereson askujt. Kush mban pergjegjësi për këtë bilanc katastrofik (lufte) të ekonomisë, varfërisë dhe papunësisë të qytetarëve tanë? (B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Lazimi-Rama
Pas

Basha rrëfen momentin e vështirë gjatë fushatës së 2011-ës, kur Aurela ishte shtatzënë

Para

Basha nga Lezha krahason fushatën e Ramës me fjalët e poetit Gjergj Fishta

Para
Basha nga Lezha krahason fushatën e Ramës me fjalët e poetit Gjergj Fishta

Basha nga Lezha krahason fushatën e Ramës me fjalët e poetit Gjergj Fishta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

Zjarr i madh në një maternitet në Angli, evakuohen shtatzënat dhe të porsalindurit

Hapja e grup-kapitullit të tretë të negociatave me BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë! Hap tjetër më afër me Bashkimin Evropian

SHBA, të shtëna jashtë selisë së CIA-s: Një grua plagoset nga rojet e sigurisë

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

Vendimi i GJKKO, avokatët e Veliajt: Ata nuk janë pronarë, pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.