00:11 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Majlinda Bregu argumenton ‘nevojën jetike’ për hapjen e negociatave dhe sulmon opozitën: ju pëlqen apo jo llapaqenëve…

17:22 | 26/06/2018
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Majlinda Bregu argumenton ‘nevojën jetike’ për hapjen e negociatave dhe sulmon opozitën: ju pëlqen apo jo llapaqenëve…

Në një status në Facebook Majlinda Bregu shkruan se çelja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë është jetike për të mbajtur gjallë orientimin pro europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa jep dhe argumentet se pse rruga europinae e Shqipërisë nuk duhet të ndërpritet, ajo ka sulmuar edhe opozitën duke thënë se ajo nuk eksiston “Ju pëlqen apo jo llapaqenëve të Bashës”, shkruan Majlinda Bregu.

Postimi i plotë:

Statusi i Majlinda Bregut

E para: Celja e negociatave te anetaresimit me Shqiperine e Maqedonine eshte jetike per te mbajtur gjalle orientimin pro europian te vendeve te Ballkanit Perendimor. Cdo mjegull ndaj kesaj qasje vetem na ben me vulnerabel ndaj tentakulave te bashkepunimit politik dhe ekonomik me palet e treta te interesuara per rajonin. Eshte e papranueshme qe ky rajon te mbetet peng i politikave qe e justifikojne pazhvillimin vetem me historine tone te pafat, luftrat, konfliktet etnike apo ato te vetvrasjeve politike.

E dyta:Ballkani Perendimor nuk ecen perpara dot pa prezence, politika, standarte, investime nga Europa! Shqiptaret kudo qofshin, nuk kane hajer nese harrohen apo nuk llogariten ne harten e kontinentit Europian! Dhe kjo eshte me rrezik per kombin, jo per politikanet! Kjo ka qene edhe fryma e thirrjeve qe ka bere sot,Komisioneri Hahn, Perfaqesuesja e larte e BE-se,dhe Eurodeputetet e vendeve anetare.

E treta: Driteshkurtesia per ta pare vendimin e kesaj jave si sherbim per Edi Ramen apo denim per Lulzim Bashen,ose anasjelltas, eshte si t’ju thuash shqiptareve se Europa qe keni 30 vjet qe e kerkoni, shqetesohet vetem se mos nga vendimi i saj, i ngelet hatri ndonjerit prej ketyre cunave!

E katerta: Europa, prezente dhe jo e munguar, eshte e vetmja shprese per te ushtruar presion ndaj qeverise.

Ne rastin tone eshte jetike. Shqiperia sot nuk ka opozite! Madje po e riperseris pa u shqetesuar ju pelqen apo jo te punesuarve llapaqene te Bashes: ne gjendjen qe eshte sot opozita, ka vrare shpresen se pas nje qeverie te keqe, opozita e tij mund te ndertoje nje qeveri te mire!

Nuk ka rol opozita ne plotesimin e detyrimeve, por ka pergjegjesine te mos behet e pabesueshme.

Kushdo eshte i lire te mos bjere dakord me kete. Por jane me te shumte ata qe e pranojne edhe kur nuk kane guxim ta thone publikisht!

E pesta: Shqiperia nuk ka institucione te forta. Nuk ka ende drejtesi funksionale. Nuk shquhet per shoqeri civile te fuqishme. Nuk ka as media te pavarur, por ka gazetare qe ju neperkembet pavaresia. Celja e negociatave eshte garanci dhe per pushtetet e pavarura per te mos u ndjere te kercenuar nga pesha e pushtetit.

E gjashta: kjo eshte ceshtje nevoje kombetare dhe vendimarrje Europiane.Jo gjithmone jane e njejta gje! Jo te gjithe e kuptojne se ngurtesia nuk e shpeton as e ben me te arrire Europen!

Ben me te pamundur menaxhimin e situatave qe dalin jashte kontrollit.

Paska patur te drejte Orëell kur thoshte:

“Eshte lufte e vazhdueshme per te pare se cfare ke pertej hundes tende”

(B.H/Faxweb)

 

 

 

 

Etiketa: ajlinda Bregum
Pas

Nuk përballoi dot emocionet/ Komentatori i ndeshjes pëson infrakt, menjëherë pasi kombëtarja e tij pësoi gol

Para

I japin leje për disa ditë, i dënuari nuk kthehet më në burg (EMRI)

Para
I japin leje për disa ditë, i dënuari nuk kthehet më në burg (EMRI)

I japin leje për disa ditë, i dënuari nuk kthehet më në burg (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.