Këtë 1 prill, të ashtuquajtur si “Dita e gënjeshtrave”, deputetja demokrate ka publikuar një foto ku ironizon ditën e zgjedhjeve. Në foto shihen katër ujqër, nëpërmjet të cilëve Bregu i referohet drejtuesve të partive kryesore politike, si edhe një dele që voton, delja-popull.
“Si për 1 prill”, shkruan Bregu.
Nëpërmjet kësaj foto alegorike, Bregu tregon se populli është i detyruar të votojë një prej katër ujqërve, dhe askënd tjetër. (D.D/Shuplaka)