Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu reagon pas intervistës së vëllait të të ndjerës Liljana Ruko, e cila u hodh nga ballkoni prej bashkëshortit në muajin dhjetor të 2016-ës.
Deputetja e cila e ka ndjekur me vëmendje intervistën e sotme në televiozionin “Ora Neës”, shprehet se kujdestarinë e dy fëmijëve të mbetur jetim të Rukajt, duhet ta marrë daja i tyre.
REAGIMI I PLOTË:
Dhuna ndaj grave eshte KRIM!
Dhuna ne familje eshte KRIM I RENDE!
Sapo pashe nje interviste te Ora News te vellait te Liljana Zhezhes.
Per kujtese, ishte gruaja nga Fieri te cilen burri kriminel e hodhi nga ballkoni duke lene dy femije jetim.
E kam ndjekur kete rast prej momentit te fatkeqesise e me pas ne rruge institucionale ku u perfshine nga Institucioni i Presidentit te Republikes, Ministri I Drejtesise e Ministri i Brendshem per te kuptuar pse nuk u shpetua nje jete nene dhe pse asnje ligj e institucion nuk e mbrojti ate grua dhe shume viktima te tjera te dhunes ne familje.
E reja eshte se qenka zhvilluar seanca gjyqesore per burrin kriminel i cili ka kerkuar qe femijet te mos jetojne me dajen -i cili kerkon kujdestarine-, por te shkojne ne jetimore.
Uroj shume qe daja i femijeve te marre kujdestarine. E kam takuar ate dhe gruan e tij ne shtepine e tyre ne Fier. Askush nuk do ju zevendesoje dot femijeve nenen qe ua vrau babai.
Jam e bindur qe gjyqtarja e ceshtjes znj. Ejona Lazellari, do te vleresoje respektimin e parimit te interesit me te larte te femijes si dhe praktiken e kujdestarise qe tashme eshte ne fuqi ne Shqiperi. Institucionet duhet te jene vetem kur nuk ka kush merr persiper kujdestarine e te miturve.
Uroj shume qe Ejona dhe Albani te rriten ne familjen e dajes e jo ne institucion.
Vëllai i Liljanës, Robert Zhezha, me lot në sy kërkon kujdestarinë e nipërve dhe të mos lihen në jetimore. (D.D/Shuplaka)