Gjatë takimit të sotëm të grupit anti-Basha, me demokratët e Tiranës, fjalën e mori edhe deputetja Majlind Bregu. Në fjalën e saj ajo tha se nuk ka qenë asnjë ditë kundër Bashës, por ai është një i paaftë për të menduar.
“Unë nuk jam pjesë e grupit anti-basha dhe as nuk me interson. Unë dhe Lulzim Basha hym në PD, në 2005. Por diçka na pengoi. Atë ndoshta e pengoi frika, unë nuk jam asnje ditë kundër tij, unë nuk e kam zgjedhur si kryetar partie e as nuk bëhem pishaman. Luli është një i paaftë për të menduar, Unë e dua PD-në dhe anëtarët e saj, nëse do e kishim dashur PD-në njësojë nuk do ishim këtu ku jemi”, tha Bregu.
(S.SH/Shuplaka)