Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu shpesh herë është parë duke bërë vrap ose duke shëtitur nga zona e liqenit artificial, mirëpo një ditë më parë ka zgjedhur që shoqëruesi i saj të jetë pikërisht i biri.
Për të kaluar pak çaste me të birin, Bregu ka shkuar e ka marrë atë në shkollë, por mesa duket djalit nuk i ka pëlqyer mendimi për të ecur nga liqeni.
“Kur perton te ecesh pas shkolles”, shkruan deputetja krahas fotos së publikuar në instagram, ku shihet duke mbajtur përdore të birin i cili siç duket përton të ecë. (D.D/Shuplaka)