Ish-deputetja demokrate, Majlinda Bregu feston sot ditëlindjen e 46-të dhe mes urimeve të shumta, ai që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është e bija, Kejda.
Kjo e fundit e surprizoi të ëmën me një buqetë shumëngjyrëshe me lule dhe shkruan përkrah fotos që ju ka bërë: “Gëzuar ditëlindjen mami! Uroj të kesh gjithmonë një buzëqeshje në fytyrën tënde”.
Bregu nga ana tjetër ka postuar një foto nga fëmijëria dhe e ka uruar veten me këto fjalë: “Ka gjithmonë një arsye për të buzëqeshur”.