Kampionia e “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi, ka humbur qysh në ndeshjen e parë dhe është eliminuar nga Lojërat Olimpike “Takyo 2020″.
Ditën e sotme në “Nippon Budokan”, xhudistja shqiptare ka garuar në kategorinë deri 52 kilogramë, ku ka pësuar një humbje nga hungarezja Reka Pupp, duke bërë që synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike të fashitet.
Kështu, Kelmendit i merr fund synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike. Ajo e ka përjetuar rëndë humbjen çka është pare teksa po largohej nga arena.
Majlinda Kelmendi erdhi në Tokio, si fituese e medaljes së artë olimpike në ”Rio 2016”, duke synuar të përsërisë suksesin e saj edhe në Olimpiadën japoneze, por nuk ia doli.