11:31 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mynyr Koni firmos shkarkimin e saj dhe të 5 kolegëve të tjerë, reagon pedagogia Majlinda Keta: Ka kryer vepër penale, nuk ka fuqi juridike

18:43 | 06/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga Florjan Binaj te Denada Toçe/ A do të jenë farsë zgjedhjet për bordin e UT? Flet pedagogia Majlinda Keta

Universiteti i Tiranës ka shkarkuar si pedagoge Majlinda Ketën e cila inicioni zhvillimin e zgjedhjeve brenda Universiteteve gjatë periudhës së qershorit ndërkohë kjo e fundit ka reaguar për vendimin e rektorit Mynyr Koni.

Majlinda Keta, pedagoge në FSHS, ndërkohë që është njëkohësisht dhe kryetare e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, shprehet se akti në fjalë është i pavlefshëm dhe nuk sjellë asnjë pasojë juridike.

Keta radhit në deklaratën e saj edhe disa argumente që sipas saj vlejnë që rektori të marrë një vendim të tillë siç ishte shkarkimi i saj.

“Me këtë akt të paprecedent të një Rektori të një IAL Publike, por jo të tillë për Zotin Koni, ai i ka bërë një dëm të rëndë Arsimit të Lartë dhe imazhit të tij dhe ky veprim i tij, përveçse është  i dënueshëm administrativisht, përbën në mënyrë flagrante shpërdorim detyre të funksionarit publik, me pasoja të rënda për institucionin dhe ne personalisht, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal”, shkruan ndër të tjera Keta.

Deklarata e plotë:

“U njoha me Vendimin nr.56 datë 06.05.2020 të Rektorit te UT me të cilin ka vendosur zgjidhjen e menjëhershme të justifikuar të kontratës së punës me UT.

Në këtë vendim mbasi ka parashtruar si shkelje të rënda të ligjit nga ana ime në detyren e Kryetares të KIZ, gjatë ushtrimit të funksionit që ligji dhe statuti  i ngarkon si organ ekzluziv për zhvillimin e zgjedhjeve në UT, duke iu referuar Kodit të Punës , Statutit të ri të UT, si edhe rregullores së vjetër të saj, ka vendosur si më sipër.

Ky akt i Zotit Koni është nje akt absolutisht i pavlefshëm dhe nuk sjell asnjë pasojë juridike:

1.Rektori i UT nuk mund të shkarkojë një institucion duke shkarkuar anëtarët e tij që nuk varen, por në të kundërt është i pavarur dhe që ka detyrimin ligjor për të zhvilluar zgjedhjet në UT si institucion.

2.Sipas ligjit për Arsimin e Lartë neni 68, pika 2  zgjidhja e menjëhershme e kontratës së  punës nuk është kompetence ekskluzive e Rektorit, por është kompetencë e Senatit Akademik i cili nëpërmjet kërkesës së Drejtuesit të njësisë bazë, ngre një komision Ad hoc, dhe vetëm atëherë kur ky komision propozon shkarkimin e personelit, Rektori zgjidh marrëdhënien e punës me UT.

Senati Akademik me Statutin miratuar me Urdhrin e Ministri të MASR. nr.816, datë 26.12.2018 në nenin 76 të tij ka bërë rregullime në zbatim të ligjit duke përcaktuar në mënyrë të hollësishme këtë procedure të miratuar nga neni 68 i ligjit.

Me këtë akt të paprecedent të një Rektori të një IAL Publike, por jo të tillë për Zotin Koni, ai i ka bërë një dëm të rëndë Arsimit të Lartë dhe imazhit të tij dhe ky veprim i tij, përveçse është  i dënueshëm administrativisht, përbën në mënyrë flagrante shpërdorim detyre të funksionarit publik, me pasoja të rënda për institucionin dhe ne personalisht, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, si dhe ka kryer vepër penale që prekin zgjedhjet e lira në një sistem demokratik, duke  kanosur me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës si anëtar i Komisionit të autorizuar nga ligji për zgjedhjet në UT, parashikuar nga neni 325 të Kodit Penal”, përfundomn reagimi i Ketes.

Universiteti i Tiranës njoftoi pak ditë më parë mbajtjen e zgjedhjeve përdrejtuesit e rinj. Ky vendim është kontradiktor, duke marrë parasysh se jeta studentore dhe akademike është pezulluar, për shkak të pandemisë së Covid-19. Mësimi deri më tani është zhvilluar online dhe në shkolla do të kthehen vetëm studentët që do diplomohen.

Por nuk është vetëm Majlinda Keta ajo që është shkarkuar me firmën e Mynyr Konit, pasi mësohet se janë edhe pedagogë të tjerë ku mes tyre përfshihen: Bernard Dosti, Ardian Doka, Orjona Muçollari dhe Eglantina Gishti. Majlinda Keta ishte kryetare e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ).

“Ky grup pedagogësh në mënyrë të kundraligjshme pretendon të zhvillojë procesin zgjedhor ne UT në mënyrë të jashtëligjshme. Vendimi i pushimit vjen për shkak të shkeljeve flagrante të vendimeve, urdhrave dhe akteve ligjore gjatë periudhës së pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Të ndërpriten në mënyrë të menjëhershme veprimet e paligjshme me pasoja për Universitetin e Tiranës.”- shkruhet ndër të tjera në urdhrin e firmosur nga Koni

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

U mbyllën për shkak të pandemisë, UEFA njofton rihapjen në këto data për aktivitetet sportive

Para

Pas kërkesës së opozitës për mbledhje urgjente për Reformën Zgjedhore, reagon Gjiknuri

Para
“A u diskutua për qeveri tranzitore?” Gjiknuri u përgjigjet gazetarëve: Ato që nuk janë arritur në rrugë me “luftë”, nuk mund ti marrësh në tavolinë

Pas kërkesës së opozitës për mbledhje urgjente për Reformën Zgjedhore, reagon Gjiknuri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të shtena me armë në Institut, plagoset një person

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e popullsisë palestineze

Zjarr i madh në Pilur të Himarës, digjen 650 hektarë, forcat e emergjencës vijojnë punën

Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe shkatërrohen mijëra bimë narkotike

Trupi pa shenja jete në lumin Shkumbin, identifikohet viktima

Teherani hedh poshtë pretendimet izraelite për sulme me raketa

Përplasje me armë zjarri në Golem, plagoset 22-vjeçari

Izraeli paralajmëron hakmarrje të ashpër ndaj Iranit pas shkeljes së armëpushimit

Evropa kërkon të luajë rol në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

Çmimi i naftës bie pas lajmit për armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.