Lektorja Majlinda Keta është shprehur kategorikisht kundër nismës së qeverisë Rama ‘’3 lëndë në 6 orë” për nxënësit e sistemit parauniversitar.
Sipas saj implementimi i kësaj nisme do të bëhet edhe më i vështirë për shkak të nivelit që mësuesit e vendit tonë kanë.
Keta u shpreh se mirë do të ishte që fillimisht të niste rikualifikimi i mësuesve, dhe më pas të mendohej të aplikoheshin nisma të tilla.
“Cilësia e arsimit po vjen duke degraduar, kjo për shkak të një sistemi të organizuar i ç’orientimit dhe mospërqasjes së mësuesve në kualifikim.
Tendenca për të liberalizuar tregun po na vret dhe ne nuk po e kuptojmë. Këto mësues me cilësi të diskutueshme, jo për faj të tyre, po të Universiteteve që i nxjerrin, neve na shkojnë nxënës nga matura shkencore me nivele shumë kritike të notës mesatare.
Këtë nivel mësueseësh ta vësh përballë kësaj risie unë them që është e nxituar, duhet më parë të investohej në kualifikimin e tyre”, u shpreh Keta në ‘’Fax News.
“Kjo nismë është bërë me nxitim, për të bërë lajm. Një nismë e re nuk mund të nis në mesin e një viti shkollor.
Nisma kurrikulare nuk mund të bëhet në një takim online, ne nuk dimë se çfarë e shtyu kryeministrin që të nxitonte. Kjo duhet të paraprihej nga analiza shkencore, nëse sheh atë dokumentacion që iu është dhënë mësuesve, ka një term që është përshkrimi i nismës.
Nuk e di sesi mund tiu drejtohesh mësuesve dhe prindërve me një gjuhë të tillë. Nëse ti i referohesh asaj që është justifikuar në media, për lehtësimin e çantave duhet që ky element të dalë parësor edhe në dokument. Dhe në fakt aty nuk duket askund ky arsyetim.
Vërtet ka të dhëna që fëmijët kanë probleme me shpinën e tyre, po nuk është kjo zgjidhja në mes të vitit. Dhe këtë e di shumë mirë ministrja që vjen vetë nga një eksperiencë arsimore, dhe kryeministri vetë nëse i ka kaluar të gjitha etapat e arsimimit, duhet që ta dijë mirë.
Aty thuhet që të bashkohen tema që kanë lidhje me njëra-tjetrën. Pra ky fëmijë nuk do të bëjë dy orë një temë, po ky fëmijë në dy orë do të marrë dy tema të ndryshme. Në këtë mënyrë ne zbehim dhe rolin e personave që merren me tekstet, ata jo më kot e kanë ndarë në dy tema, duke marrë parasysh ngarkesën.
Cilësia e mësuesve në arsim po vjen duke degraduar. Tendenca për të liberalizuar tregun e mësuesve po na vret.
Në anën metodike janë shkelur ato që janë baza e kërkimit shkencor. Ne ikim nga Kili në Angli sa i përket metodave që përdorim në arsimin e lartë, po dhe atij parauniversitar. Kryeministri dhe Ministrja ndryshuan gjithçka me lidhjen me skype.
Unë dua ti bëj një pyetje kryeministrit: Po ne që mendojmë ndryshe nga ju, dhe na dhemb më shumë ajo që po ndodh me arsimin?! Dhe do ja japim edhe me fakte përgjigjen se pse jemi kundër kësaj nisme”, u shpreh Keta.
E pyetur se kush do ta mbajë përgjegjësinë nëse kjo nismë do të dështojë, Keta u shpreh: Do ta mbajnë ata që prodhuan mësues nga kioskat, ata që kanë dëmtuar të gjithë sistemi.
Në arsimin e lartë ne prodhuam një ligj, ndërsa në fundin e vitit të shkuar doli një udhëzim që hidhte poshtë ligjin. Unë nuk po pretendoj që të kemi një ministër arsimi që në këshill të marrë njerëzuit më kritikë të tij. Kjo nuk ka qenë një nismë e një ministri, ka qenë një propozim i vetëm një prindi. Nuk mund të jetë shkolla strehë e dëshirave të prindërve.
Kjo lloj qeverisje ka një lloj qasje centraliste sa i perket arsimit, dhe nga ana tjetër këto nisma kërkojnë që ti shesin si demokraci. Nuk mund të marrim nisma të tilla sa kohë që mbështetja për arsimin vijon të mbetet shumë e ulët në GDP-në e vendit.
Është e njëjta skemë që është përdorur nga ana e ministres për të njoftuar edhe Reformën e Arsimit të Lartë. Nëse do të më dëgjonte njëherë të vetme Edi Rama duhet të shkrijë Institutin e Zhillimit të Arsimit. (IZHA) Zoti Rama ka aq kulturë, sa të kuptojë që të qeverisësh do të thotë që të punosh me teknicienë dhe me ekspertë.
Mua më vjen keq që miq të mirë të mij dalin në ekran për të mbrojtur këtë nismë, dhe pastaj kur ulesh për të pirë një çaj janë kundër kësaj, dhe thonë se na detyruan që ta bëjmë. Dua të theksoj se fëmijët do të kenë dy tema në 2 orë, dhe fëmijët do të kenë dy palë detyra për ta bërë.
(E.K/FAXWEB)