15:29 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Majlinda Keta: Rinia nuk di të përshkruajë idealin e jetës së vet. Nëse vazhdohet kështu, 1913-ta kur na copëtuan do na duket lule!

14:29 | 20/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Majlinda Keta: Rinia nuk di të përshkruajë idealin e jetës së vet. Nëse vazhdohet kështu, 1913-ta kur na copëtuan do na duket lule!

Pedagogia Majlinda Keta e ftuar në ‘Fax News’ kas folur për gjendjen e rinisë në Shqipëri dhe deklaroi se situata nuk është aspak e mirë pasi rinia shqiptare është e tronditur dhe me gjendje mendore të cënuar.

Duke iu referuar diskutimeve të fundit për ‘kufijtë e Kosovës’ dhe mundësinë që kjo të çojë në luftë, Keta deklaroi se këto lajme janë të dhimbshme në këto kohë pasi nëse do të ndodhte diçka e tillë Ballkani do të rrezikonte ekzistencën e vet.

Ajo theksoi se edhe pa luftë shqiptarët po ikin nga vendi në mënyrë masive, ndërkohë që plasja e një lufte do ta bënte situatën edhe më shumë dramatike.

“Kjo vjen se ne harrojmë rininë ballkanike. Ne vazhdojmë të mbajmë rekorde që ngjasojnë me emigrantët nga vendet e luftës.

Jemi në 2018 kur Kosova pret sinjale që të përfundojë procesi i bisedimeve por gjendet në një dilemë të saj dhe përballë rinisë është politika që fillon e diskutojë një temë të tillë.

Më shqetëson fakti që politika në Ballkan dhe kryesisht e shqiptarëve, pavarësisht se mendoj që është shekulli i tyre, kthehet pas përsëri në disa ngjarje që duhen menduar se çfarë sjellin për fëmijët dhe të rnjtë.

Nëse do të ketë luftë, ballkanit i kërcënohet eksistenca e vet, më vjen keq që vjen nga politikanë të Kosovës, nga politikanë me histori të luftës, pasi Kosova ka ardhur këtu nga gjaku i derdhur.Për këtë Tirana zyrtare ka detyrimet e saj, inteklektualët kanë detyrimet e veta të mos heshtin”, u shpreh Keta.

Duke iu rikthyer diskutimit për rininë shqiptare, pedagogia deklaroi se kjo është një rini që nuk di të përshkruajë idealin e vet, dhe kjo duhet të na bëjë të mendojmë mbi atë se çfarë i kemi bërë kësaj rinie.

Mendoj që rinia shqiptare është e kërcënuar, është e tronditur, ka shifra të shtuara në kriminalitet. Kanë përtfshirë të gjitha llojet e krimeve, rrugën e vetme e shikon emigracionin, nuk dinë të përshkruajnë se cili është ideali I jetës tyre. Kur një rini nuk di të përshkruajë idealin e jetës së vet, duhet të shohim çfarë ne i kemi bërë kësaj rinie. Më e keqja është se edhe këto që do të rriten me këtë gjendje ne do t’ua vjedhim rininë. Të dhënat e fundit janë për një shëndet mendor shumë të rënduar”, tha Majlinda Keta.

Pedagogia Keta deklaroi se shoqëria shqiptare ka kaluar në një individualizëm ekstrem egocentrik që po na kërcënon dhe po vret dhe familjen pasi vlerat komunitare, të familjes, besës edhe shumë të tjera janë përmbysur.

Ajo theksoi se nëse vendeve të vogla si vendi ynë u shkatërron familjen atëherë atyre u rrezikohet ekzistenca e tyre. “Emigracion kanë edhe vende të mëdha, por ne jemi sda një lagje e tyre, pastaj vende të tjera e rikuperojnë me popullsi të tjera” – tha ajo.

“Nëse vazhdohet kështu, ajo 1913 kur na copëtuan do na duken lule, pasi po shkatërrohet familja”, shtoi pedagogia.

Duke cekur dhe masakrën në Resulaj, në Selenicë të Vlorës ku Ritvan Zykaj ekzekutoi 8 persona, të afërm të vet, Majlinda Keta tha se kjo duhet të na bëjë të reflektojmë që të mos ndodhin hata të tjera, pasi si autori i masakrës mund të ketë shumë të tjerë.

Nga të dhënat që dolën pas ngjarjes shihej se bëhej fjalë për një famijë të përçudnuar që nuk u mor nën kujdes, tha ajo.

“Fenomeni Resulaj ka ndodhur në pjesë ëmë të vogla edhe më parë. Pa dashur të analizoj personin që kreu masakrën unë dua të analizoj shkaqet.  Për më tepër sjellja pas masakrës është për të uluritur. Tregonin atë të përçudnuarin e vogël që në fëmijëri, të braktisur. Edhe nga rrëfimet e shoqes së klasës kuptohej kjo. Atë e bëmë të gjithë ne. E lamë atë fëmijë të rritej në atë gjendje”, deklaroi ajo.

Pedagogia tha se bota tani flet për ‘mirëqënie mendore’ ndërsa ne ende flasim për të ‘sëmurë mendorë’, dhe as këta nuk arrijmë ti trajtojmë dhe tu japim ndihmën e duhur.

Intervista e plotë:

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: majlinda keta
Pas

‘’Tokë e xanun”, tifozët e Lazios u tregojnë vendin vajzave dhe grave: Qëndroni në pjesë të tjera të stadiumit

Para

Rruga Edi Rama në Surrel, rikthehet debati i vjetër. Çfarë konstatohet në ‘’google maps”

Para
Rruga Edi Rama në Surrel, rikthehet debati i vjetër. Çfarë konstatohet në ‘’google maps”

Rruga Edi Rama në Surrel, rikthehet debati i vjetër. Çfarë konstatohet në ‘’google maps”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Si dronët ndryshuan luftën? Ukraina kërkon prodhimin e 4.5 milionë njësive brenda vitit

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz!

Përmbytjet e rënda në Nigeri, të paktën 150 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur

Shkodër/ Asgjësohen 1233 bimë kanabisi, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.