Një tjetër ngërç është krijuar në Universitetin e Tiranës ku sipas kryetares së KIZ, Majlinda Keta tha se është shpallur data e zgjedhjeve për rektor dhe anëtar senati, ndërsa kjo është kundërshtuar dhe hedhur poshtë nga rektori aktual Mynyr Koni.
Ajo tha se këtij të fundit i ka përfundurar mandati dhe mund të vijojë ushtrimin e detyrës deri në zgjedhjen e një rektori të ri.
Ajo tha se fushat hapet zyrtarisht më 11 Maj ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen më 12 Qershor, ndërsa theksoi se rektori aktual Mynyr Koni mund të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e pasuesit të ri ose rizgjedhjes së tij.
“Ne kemi vijuar në bazë të urdhërit të ministres. Përgjegjësia ndaj zgjedhjeve në universitete përmban një sërë faktorësh ku përgjegjësi ka senati, rektori dhe hallka të tjera administrative. Në mesin e muajit shkurt i jemi drejtuar senatit dhe rektorit për të caktuar zgjedhjet e reja. Kemi pritur që në mbledhjet e tij. Senati të zgjidhi këtë detyrim të cilin nuk e kreu edhe dje në mbledhjen e radhës.
Me 11 maj fillon zyrtarisht fushata ndër më 12 Qershor vijon procesi normal i zgjedhjeve. Zoti Koni ka paqartësi në interpretimin e ligjit, do ta ftoja të bënte një leksion ligjor sa i përket një vendimi të vitit 2012 për të gjitjha rastet kur mbaron mandati por nuk janë bërë zgjedhje të tjera. Ne kemi marrë një vendim në bazë të urdhërit të ministres. Atij i ka përfunduar mandati, por mund ta ushtrojë detyrën deri në zgjedhjen e një rektori tjetër, kjo nuk do të thotë se nuk mund ta kryejë detyrën, por i ka përfunduar afati. Për sa kohë ai nuk zbatoi në mbledhjen e djeshme vendimin që i takonte të ndërmerrte ne Në Elbasan dhe në durrës ka nisur ky proces. Ne kemi marrë përgjegjësinë për të vijuar zgjedhjet. Nuk është Koni ai që përcakton nëse zgjedhjet janë të ndershme apo jo. Në këtë proces janë angazhuar edhe universitetet nëpër qytete të tjera”, tha Keta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)