Një grua ka tronditur mediat botërore me vrasjen makabre që ka bërë. 26 vjeçarja, Shakayla Denson është arrestuar nga policia, pas hedhjes nga ura të vajzës së saj 4 vjeçare Je’Hyrah Daniels. Ngjarja makabre ka ndodhur në Florida rreth orës 16:30.
Mësohet se policia ka gjetur trupin e pajetë të 4-vjeçares në lumin Hillsborough, ndërkaq mendohet se ka qenë vetë 26 vjeçarja që e ka hedhur. Ndërsa Daily Mail shkruan se Shakayla kishte vjedhur një makinë dhe ishte nisur drejt urës ku më pas vrau të miturën. Shakayla Denson akuzohet për vrasje të shkallës së pare, sakaq policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Discussion about this post