Presidenti amerikan Donald Trump aludoi për mundësinë e ndryshimit të regjimit në Iran në një postim në rrjetet sociale të dielën në mbrëmje.
“Nuk është politikisht korrekte të përdoret termi ‘Ndryshim Regjimi’, por nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë IRANIN PËRSËRI TË MADH, pse nuk do të kishte një ndryshim regjimi??? MIGA!!!” shkroi Trump, duke “eksportuar” kështu sloganin Make America Great Again (MAGA) me të cilin fitoi zgjedhjet Presidenciale të 5 nëntorit 2024.
Postimi i Presidentit amerikan është një ndryshim i rëndësishëm nga mesazhet e zyrtarëve të lartë të administratës të dielën, megjithëse Trump nuk tha konkretisht se SHBA-të do të miratonin një ndryshim regjimi.
“Ky mision nuk ishte dhe nuk ka qenë për ndryshimin e regjimit”, u tha Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth gazetarëve në Pentagon të dielën në mëngjes.
Zëvendëspresidenti JD Vance e përsëriti këtë mendim më herët gjatë ditës, duke i thënë NBC-së: “Ne nuk duam një ndryshim regjimi”.