Një makinë bombë ka shpërthyer pranë një autobusi të transportit publik në Turqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën Kayseri pranë një universiteti.
Nga burimet e mediave ndërkombëtare mësohet se në momentet e shpërthimit janë dëgjuar disa ulërima nga njerëzit që kanë qenë të pranishëm në autobus.
Nga ky shpërthim kanë vdekur 13 persona dhe 48 të tjerë janë plagosur. Brenda në autobus kanë qenë ushtarë që ktheheshin nga shërbimi.
Kjo përbën sulmin e dytë në më pak se një javë në Turqi, ku kujtojmë se nga shpërthimi në afërsi të stadiumit të Beshiktashit humbën jetën 44 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.
https://www.youtube.com/watch?v=EsY5V14j4UM