Një aksident i rëndë ka ndodhur pasi një automjet ka dalë nga rruga në hyrje të këtij qyteti duke përfunduar në greminë.
Burime për Fax Web bëjnë me dije se shoferi ka shpëtuar për mrekulli ndërkohë që forcat e policisë ndodhen në vendngjarje.
Mësohet se drejtuesi i mjetit quhet Jurgen Toska, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
Nga fotot duket automjeti i cili ka dalë nga rruga duke përfunduar në një terren mjaft të rrezikshëm