Një aksident tragjik raportohet të jetë shënuar së fundmi në fshatin Grapsh të Gjirokastrës. Bëhet e ditur se automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal, e për pasojë ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një të treti.
Kanë humbur jetën shtetasi Aleksandër Novi, drejtuesi i mjetit tip “Ford” me targa AA928MD dhe pasagjeri Gazmir Shehu, njëri nga fshati Zenelaj dhe tjetri nga fshati Plesat. Ka mbetur i plagosur pasagjeri i dytë me iniciale L. Muhameti që raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit të shënuar gjatë natës. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1214″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]