Një aksident me katër të plagosur është regjistruar para disa minutash në rrugën Manëz-Gjiri i Lalëzit në Durrës.
Siaps burimeve paraprake mësohet se makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Katër personat që udhëtonin me këtë mjet kanë mbetur të lënduar. Ata janë ndihmuar nga kalimtaret e rastit dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Policia dhe autoambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Bëhet me dije se të plagosurit raportohet se janë nisur drejt spitalit, sakaq shoferi i automjetit është ndaluar nga uniformat blu.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në fshatin Shkafane, Durrës, shtetasi H. C, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët shtetasit S. E, S. H, G. E dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.