Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Fier- Kolonjë duke lënë të plagosur 3 persona ku një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Tomor Selimaj 35 vjeç dhe Xhemile Selimaj 51 vjeç, burë e grua së bashku me një person tjetër ndodheshin në automjetin të tipit “Peugeot”.
Njëri prej të plagosuri ka mbetur i dëmtuar rëndë aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Automjeti pasi ka dalë nga rruga është përmbysur duke u shkatërruar plotësisht. Forcat policore dhe autoambulanca ndodhen në vendngjarje. (J.V/Shuplaka)